10 Shtator, 2019

“Nuk ka shërim”, Kim Kardashian përlotet kur zbulon se nga cila sëmundje vuan


Ylli televiziv, Kim Kardashian është përlotur gjatë emisionit të saj, ku zbuloi se vuante nga një sëmundje e sistemit imunitar, lupus.

Kjo e fundit është një sëmundje që prek femrat (mbi 90% e pacientëve) dhe që e bën trupin të mos mbrohet dot nga viruse e sëmundje të ndryshme që qarkullojnë.

Disa nga shenjat kryesore të kësaj sëmundje janë skuqjet e vazhdueshme të lëkurës së fytyrës, sidomos në diell, dhe ndjesitë e vazhdueshme të plogështisë, dhimbjes së kyçeve.

Deri tani për Lupus nuk ka ndonjë shërim, por ka trajtime dhe ilaçe që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.

“Unë jam në pritje të një fëmije, jam në shkollë. Trembem kur filloj mendoj sesa shumë do të ndryshojë jeta ime”, shprehet Kim në episodin e fundit të “Keeping up with the Kardashian”, ku nis të qajë dhe e ëma, Kris Jenner, përpiqet që ta ndihmonte që të mendonte pozitivisht.

 

© Panoramaplus.al