18 Shtator, 2019

Nuk ka më kthim, ja detaji që konfirmon ndarjen e Keisit nga Stresi (FOTO)


Reperi, Stresi dhe bashkëshortja e tij, Keisi, kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së tyre të papritur.

Pavarësisht se Keisi ishte një nga mbështetjet më të mëdha të Stresit. Gjatë kohës së tij në burg, gjërat ndryshuan pasi ai u lirua.

Pas daljes nga burgu, u përhap menjëherë se çifti i njohur i kishte dhënë fund dashurisë. Teksa asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht në lidhje me ndarjen, shenjat tregojnë se është e vërtetë.

Pak ditë më parë, Keisi u komentua në mediat sociale se nuk e kishte hequr ende unazën që mbante në gishtin e dorës së majtë, duke menduar të gjithë për një ribashkim të tyre.

Por pas këtyre fjalëve, duket se ajo ka marrë vendimin që ta heqë unazën e martesës, duke lënë të kuptohet se gjërat kanë marrë fund mes tyre dhe nuk ka më kthim.

Tashmë Keisi po vazhdon jetën e saj në Kanada, larg Stresit, i cili momentalisht po fokusohet në karrierën e tij dhe ka vendosur që të jetojë në Prishtinë.

© Panoramaplus.al