Ai nuk do heshtë më: Johnny Depp po përdor albumin e tij të fundit për të kënduar rreth fitores së gjyqit të tij të bujshëm për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.
“Mendoj se ke thënë mjaft për një natë”, këndon ai në albumin që ka bërë me kitaristin legjendar britanik Jeff Beck, i cili do të dalë të premten, raportoi ‘Sunday Times’. Depp shkroi dy këngë në album, të titulluar “18”, me Beck, ish-kitaristin e Yardbirds. Këngët duket se hedhin dritë se si mund të jetë ndier Depp gjatë gjyqit rraskapitës, disa javësh që ekspozoi jetën e trazuar bashkëshortore të çiftit para syve të gjithë botës.
“Ti je ulur atje si një qen i palumtur,” këndon ai në një këngë, të quajtur “Sad Motherf-in’ Parade”, sipas Times. “Po të kisha një monedhë, nuk do të të arrinte në dorë”, thotë ai në një rresht tjetër të këngës.

Depp iu bashkua Beck në një sërë turnesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në qershor. Albumi i tyre është emëruar për moshën që dyshja thonë se ndihen sa herë që luajnë muzikë.
Pas dy këngëve të Depp-it, pjesët e mbetura të albumit janë “Caroline, No” nga Brian Wilson e Beach Boys dhe “Venus and Furs” të Lou Reed nga Velvet Underground, sipas The Times.
Jashtë karrierës së tij të aktrimit, Depp ka një histori të gjatë me muzikën. Së fundmi ai njoftoi se do të shkojë në turne verën e ardhshme me supergrupin e tij rock “Hollywood Vampires”, i cili përbëhet nga Depp, Joe Perry, Alice Cooper dhe Tommy Henriksen.


