
Ndërsa Blero Muharremi dhe Afrona Dika nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë deklaratë publike në lidhje me raportin e tyre, çdo postim i tyre në rrjetet sociale merr vëmendje dhe konsiderohet si ‘thumb.’
Së fundmi vëmendja është përqendruar te Afrona, e cila ka bërë disa postime në ‘Instastory.’
Ajo ka publikuar një postim të një faqeje, ku shihen dy mesazhe të shkëmbyera në një foto. “Çfarë duhet të bëj që të të bëj të lumtur?”, thuhet në mesazhin e parë, ndërsa i përgjigja e tij është: “Bëhu i fiksuar me mua.”

Më tej Afrona ka ndarë disa postime të tjera, ndërsa në ‘story-n’ e fundit ajo tregon se ka dalë në “takim (date)”, me shoqen e saj të ngushtë.

Kujtojmë se këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë ‘rregullin’ e famshëm të aktorit Leonardo DiCaprio: Të mos dalë me femra mbi 25-vjeç.
Megjithëse nuk e kanë konfirmuar konkretisht ndarjen, Blero dhe Afrona kanë vërtetuar lajmet që qarkulluan përmes thumbimeve në rrjetet sociale. Kështu këngëtari ka ‘goditur’ përsëri me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro DiCaprios për femrat nën 25-vjeç. “Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”- shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes… (KLIKO)



Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

