Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker nuk njeh moshë, pasi format e saj trupore dhe fytyra e bukur çmendin fansat e saj.

Së fundmi ajo ka folur për mediat lidhur me pamjen e saj, trupin dhe plakjen.

58-vjeçarja tha se ka provuar trajtime të ndryshme si shtrëngimi i lëkurës me ultratinguj, teksa tregoi se nuk ka përdorur botoks për të shtrënguar fytyrën e saj.
“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë dhe nuk jam kundër që dikush të bëjë çfarë dëshiron. Thjesht nuk është diçka që unë zgjedh të bëj. Gjithashtu, unë jam një aktore që duhet t’i lëviz vetullat e mia. Kam për qëllim të ndaj emocionet dhe të komunikoj me fytyrën time, e cila duhet të lëvizë për mua.”- tha alktorja.
Sarah zbuloi se nuk shpenzon shumë para për kujdesin e fytyrës, pasi ajo përdor vetëm kremin për brojtjen nga dielli, serum dhe krem nate.
Nga ana tjetër përsa i përket trupi perfekt, Parker tregoi se atë e ka falë profesionit që ushtronte dikur pasi vite më parë ajo merrej me balet.


