27 Prill, 2019

Nuk janë më shoqe? Aulona dhe Fatma zbulojnë të vërtetën (FOTO)


Prej vitesh, dy moderatoret e njohura Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, jo vetëm që janë kolege por edhe kanë një miqësi mjaft të veçantë.

Madje ato nuk e konsiderojnë më njëra-tjetrën vetëm shoqe, por edhe familje. Një gjë të tillë e thanë teksa ishin të ftuara në emisionin “Late Night Show”.

Fatma Haxhialiu: Jam xheloze për vullnetin që ka Aulona. Jam njeri që i lë gjërat në mes. Mërzitem, e nis me shumë qelf por më mbaron shumë shpejt qejfi.

Kastro Zizo: Je vërtet shoqe?

Fatma Haxhialiu: Tani nuk jemi shoqe, jemi familje

Aulona Musta: Dimë çdo sekret të njëra-tjetrës.

Kastro Zizo: Flisni vërtet?

Aulona Musta: Për çdo gjë. Burra ne flasim për çdo gjë për ju. Burrat tanë domethënë. (Qeshin)

© Panoramaplus.al