Aktorja e njohur Reese Witherspoon, ka rrëfyer së fundmi se nuk është ndjerë aspak rehat kur po filmonte një skenë seksi me Mark Wahlberg në thrillerin e vitit 1996, “Fear”.

Witherspoon, e cila në atë kohë ishte 19-vjeç, kujtoi se “nuk ishte një përvojë e mrekullueshme” pasi ajo nuk kishte “nuk kishte kontroll” mbi skenën, e cila shfaqte personazhin e saj duke kaluar një orgazëm në një slitë, tha ajo për Harper’s Bazaar .
“Nuk ishte e qartë në skenar se kjo është ajo që do të ndodhte, kështu që ishte diçka që mendoj se regjisori e mendoi vetë dhe më pas më pyeti në xhirime nëse do ta bëja, dhe unë thashë jo. Nuk ishte një përvojë e mrekullueshme”, tha fituesja e Oskarit, 47 vjeç.
Filmi me regji të James Foley, përshkruan një personazh 16-vjeçar të luajtur nga Witherspoon i cili bie në dashuri me një sociopat 23-vjeçar të luajtur nga Wahlberg.

Duke theksuar se ajo nuk ishte e traumatizuar nga përvoja, Witherspoon – e cila po kundërshtonte regjisorin dhe jo me kolegun e saj, shpjegoi se çfarë mësoi nga incidenti.
“Më bëri të kuptoja se ku ishte vendi im në rendin e bërjes së filmave,” tha ajo.
“Unë mendoj se është një tjetër nga ato histori që më bënë të dëshiroj të bëj ndryshim dhe dikush që ndoshta mund të jetë në një pozicion më të mirë drejtues për të treguar histori nga një perspektivë femërore në vend të meshkujve”.
“Fear” ishte filmi i nëntë i Witherspoon, vite përpara se ajo të bëhej një emër i njohur në Hollywood – dhe para se të fillonte kompaninë e saj të prodhimit Hello Sunshine.


