Këngëtarja e njohur Camila Cabello dhe Shawn Mendes i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për herë të dytë.

“Çifti u ribashkuan vetëm 6 javë më parë, por tani ata janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri” , tha një burim i afërt me çiftin për “The Sun”.
“Shawn dhe Camila kanë shumë histori së bashku. Por romanca e tyre zgjati vetëm disa javë dhe ata i dhanë fund lidhjes. Ata e kuptuan se ishte një gabim për t’i dhënë një shans të dytë lidhjes së tyre, pasi që herën e parë gjërat mes tyre përfunduan për një arsye.”– tha burimi.
Teksa vazhdoi: “Në realitet, të dy e kuptuan se nuk janë bërë për njëri-tjetrin, prandaj ata i dhanë fund lidhjes.”
Kujtojmë që dyshja e e bënë publike lidhjen e tyre ne verën e vitit 2019 ku qëndruan së bashku gjatë kohës së COVID-19, ndërsa u ndanë për herë të parë në vitin 2021, pas dy vitesh lidhje.

Megjithatë, nga mesi i prillit po qarkullonin thashetheme se ata ishin rithyer përsëri bashkë, ndërsa ky lajm u konfirmua pasi çifti duke u puthur në Coachella.


Mirëpo as Camila dhe as Mendes nuk e kanë konfirmuar akoma ndarjen e tyre.

© Panoramaplus.al

