Prej dy vitesh, Oriola Marashi është pjesë e markës së famshme “Guess”. Modelja publikon shpesh foto të shkëputura nga setet e ndryshme që realizon për këtë markë.

Ditën e djeshme një ndjekës e ka pyetur zeshkanen seski se si është bërë pjesë e familjes “Guess”.
Oriola shkroi: “Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano një muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj!
Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin!”.

Pak kohë më parë, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish i fejuari i modeles, Eros Grezda, tha në lidhje me ndarjen:

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”.
I pyetur për shkakun e përfundimit të lidhjes, ai shtoi:
“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë”.


