10 Qershor, 2023

“Nuk ia ndante sytë” /Irina Shayk flirton me Tom Brady-n, futbollisti bën veprimin e papritur ndaj modeles


Modelja e njohur Irina Shayk ka ‘flirtuar’ me Tom Brady, pavarësisht se ajo është në një lidhje me Bradley Cooper, sipas disa burimeve për Page Six.

“Modelja nuk ia ndante sytë. Ajo e ndoqi atë gjatë gjithë fundjavës”, tha burimi.

Dyshja ishin ndër të ftuarit në dasmën e miliarderit Joel Nahmad dhe partneres së tij Madison Headrick, e cila u zhvillua në Itali.

Gjithashtu një tjetër burim deklaroi se shtatë herë kampioni i ‘Super Bowl’ i kishte thënë një miku se “nuk ishte i interesuar për modelen“.

Kjo vjen vetëm disa muaj pas divorcit zyrtar të Tomit nga ish-partnerja e tij, Gisele Bundchen.

Edhe pse ndarja e çiftit ishte përfolur prej disa kohësh, ata nuk e bënë publike divorcin deri në tetor të vitit të kaluar.

“Ne arritëm në këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën që kaluam së bashku. Ne jemi të bekuar me fëmijë të bukur dhe të mrekullueshëm që do të vazhdojnë të jenë qendra e botës sonë në çdo mënyrë.”- tha Brady gjatë deklaratës në atë kohë.

Brady dhe ish-bashkëshortja nga martesa e tyre ata kanë dy fëmijë, Vivian dhe Benjamin, ndërsa futbollisti gjithashtu ka një djalë, Jack, nga romanca me Bridget Moynahan.

Ndërkohë Irina nga martesa me partnerin e saj aktual Bradley Cooper ka një vajzë gjashtë vjeçare, Lea,

© Panoramaplus.al