18 Korrik, 2023

Nuk ia dolën ta shpëtonin martesën/ Ariana Grande i jep fund marrëdhënies me partnerin e saj dy vite pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në fshehtësi


Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez duket se i kanë dhënë fund martesëë tyre dy vjeçarre prej disa muajsh tashmë.

Madje burimet për ‘PageSix’ kanë zbuluar se ish-partneri i këngëtares është taluar me njerëz të tjerë pas ndarjes nga ylli.

“Ata morën vendimin së bashku” , tha një burim i brendshëm. “Ata kishin pasur probleme që para muajt janar, por duan të mbeten miqtë të mirë”.

Sipas një burimi tjetër, 27 vjeçari, fluturoi për në Londër në janar për të vizituar Granden ndërsa ajo ishte në xhirimet e klipit të saj në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre, por “nuk ia doli”.

Pas udhëtimit, të dy ranë dakord që të ndaheshin.

“Ata kanë qenë miq vërtet të mirë gjatë gjithë kësaj kohe dhe miqtë dhe familjet e tyre janë përpjekur t’i mbrojnë ata,” shtoi burimi.

Fansat filluan të spekulojnë se martesa e tyre ishte në krizë pasi, Grande kishte postuar foto në Instagram pa unazën e saj të martesës prej muajsh.

Dyshimet u shtuan, kur Ariana u u pa së fundmi në Wimbledon edhe gjatë fundjavës.

Kujtojmë se Grande dhe Gomez kurorëzuan dashurinë e tyre në një çeremony private në maj 2021 në shtëpinë e saj në Monteçito, Kaliforni.

“Ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte e mbushur me lumturi dhe plot dashuri”, tha një mik i këngëtares asokohë.

Ata e bënë publike lidhjen e tyre në maj 2020 , duke u shfaqur bashkë në videoklipin e këngës së Grande dhe Justin Bieber “Stuçk ëith U” e çila u publikua gjatë periudhës së pandemisë.

© Panoramaplus.al