28 Gusht, 2019

Nuk i shkon në mendje askujt, ja arsyeja se pse Dua Lipa nuk mori pjesë MTV (FOTO)


Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, nuk mori pjesë në ceremoninë e rëndësishme të ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”, edhe pse ishte e nominuar në disa kategori.

Në eventin që u mbajt më 26 gusht në New Jersey, morën pjesë artistë të njohur në të gjithë botën, të cilët kishin lënë pas çdo gjë tjetër vetëm për t’u bërë pjesë e ndarjes së çmimeve.

Por pse mungoi këngëtarja me origjinë shqiptare? “Daily Mail” shkruan se Dua Lipa nuk parakaloi në tapetin e kuq, pasi i është prishur makina teksa po udhëtonte në një rrugë në Los Angeles.

Gjithashtu ajo ka publikuar disa fotografi të Lipës, e cila është detyruar që të ndalojë në një karburant. Dua duket mjaft e tensionuar teksa pret që miqtë e saj ta rregullojnë.

“Daily Mail” shkruan se pavarësisht përpjekjeve që makina të rregullohej, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe këngëtarja me famë botërore nuk arriti të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

© Panoramaplus.al