Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan në një ceremoni sekrete të dielën ( 17 korrik) në Las Vegas.

Gati një javë pas dasmës dyshja kanë udhëtuar drejt Parisit për muajin e tyre të mjaltit. Nëse mund ta quajmë kështu, pasi me to janë edhe fëmijët e aktorëve të njohur.

Çiftit të porsamartuar iu bashkuan fëmijët e tyre gjatë darkës në restorantin Le Matignon të enjten në mbrëmje (21 korrik) në Paris, Francë.
Mysafirët në restorant u habitën kur panë çiftin.
“Ata sapo u shfaqën,” tha një klient për People. “Ai dukej si një amerikan tipik, përveçse ai kishte veshur një xhaketë dhe kravatë në këtë vapë.”

Affleck dhe Lopez thuhet se qëndruan në restorant për dy orë përpara se të ktheheshin në hotelin e tyre.
Kujtojmë që romanca e tyre daton që para dy dekadash, por asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes me anulimin e martesës.
Marrëdhënia e dy aktorëve të famshëm të njohur me nofkën Bennifer nisi në vitin 2002 duke i mahnitur fansat dhe tash kur çifti është sërish bashkë, dashuria e rinisur ka po të njëjtin efekt te publiku.

Ben Affleck është babi i dy vajzave dhe një djali, të cilët i ndan me aktoren Jennifer Garner. Nga ana tjetër, Jennifer Lopez është nëna e dy binjakëve Max dhe Ema, nga martesa me yllin e muzikës latine, Marc Anthony.


