1 Mars, 2022

Nuk i intereson se kush je ti, je grua, fëmijë,e moshuar do të të vrasin/ Modelja Ukrainase rrëfen situatën e vështirë që po kalojnë


Missi i Ukrainës, Anastasiia Lenna, i është bashkuar vullnetarisht ushtrisë së vendit të saj, duke lënë pas “kurorën e pasarelat”, dhe duke rrëmbyer armën për të luftuar në mbrojtje të vendit të saj. Modelja ka reaguar edhe në rrjetet sociale ku i ka kërkuar mbështetje ndjekësve nga mbarë bota, për t’i ardhur në ndihmë vendit të saj.

Modelja ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur gjatë një lidhje në “Skype” për situatën në të cilën ndodhen.

Shumica prej qytetarëve janë larguar nga Ukraina tashmë  për t’i shpëtuar luftës. Anastasiia ka rrëfyer se situata është me të vërtetë shumë e rëndë.

Pjesë nga biseda:

Anastasiia: Ne kishim një jetë normale më parë nuk kemi prekur askënd por tani fëmijët lindin në bunker. Njerëzit nuk mund të dalin.

Gazetari: Si po jepet ndihma e shpejtë në Ukrainë?

Anastasiia: Kemi vullnetarë të veçantë që ndihmojnë njerëzit. Kemi plot ndihma humanitare që kanë ardhur nga vendet të ndryshme të botës. Nuk e di si punon sistemi por kushdo që ka nevojë për ndihmë e merr atë. Nuk është e lehtë të ndihmosh njerëzit në vende të ndryshme, nuk është e lehtë as për t’u larguar.

Gazetari: Përse nuk është e lehtë për t’u larguar?

Anastasiia: Rrugët janë të mbushura me ushtarë rusë, janë të mbushura me sulme që ndodhin vazhdimisht. Nuk është një jetë normale është një luftë e vërtetë këtu në Ukrainë. Ti nuk e di se çfarë do të ndodhë ndoshta do dalësh edhe nuk mund ta shohësh më familjen tënde sepse dikush do të të vrasë. Nuk i intereson se kush je ti, je grua, fëmijë,e moshuar do të të vrasin.

© Panoramaplus.al