9 Shtator, 2022

Nuk flasin prej 5 vitesh, Rozana Radi dhe Kastro Zizo përballen për herë të parë. Videoja zbulon gjithçka mbi raportin e tyre sot


Hatërmbetjet midis tyre datojnë pesë vite më parë, nga kur ato kishin bllokuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk flisnin.

Bëhet fjalë për Kastro Zizon dhe Rozana Radin të cilët së fundmi kanë vendosur t’i lejnë mëritë me një anë duke u shfaqur në një video së bashku. Ky moment është regjistrurar nga vetë këngëtarja e cila e ka ndarë në Instastoryn e saj.

Pjesë nga biseda e tyre:

Rozana: Të kam bllokuar, por nuk të zhbllokoj dot.

Kastro: Më hiq bllokun moj. Rozana Radi më hiq bllokun.

Rozana: Se çfarë dolën disa lajme kam lënë drogën. E ke lënë?

Kastro: Kam tre vjet që drogohem nga ndjenjat e njerëzve.

Rozana: Ne s’kemi folur me Kastron, sa vite u bënë?

Kastro: 5 vjet e pak.

Kujtojmë që sherri midis artistave është zhilluar gjatë “Këngës Magjike” në vitin 2016. Këtë vit që përkonte me edicionin e 18-të të këij eventi, Rozana Radi u shpall fituese me këngën “Ma thuaj ti”.

Në mes të shumë artistëve që kritikuan mënyrën e votimit ishte edhe këngëtari Klevis Bega, i njohur me emrin e artit Kastro Zizo që ‘i hodhi benzinë zjarrit’.

“Ku bëja dallavere te “Kënga Magjike”! Shyqyr kisha dajën që s’më linte të abuzoja me pikët…”, shkruante Kastro asokohe në Instagram.

Kastro Zizo insta

© Panoramaplus.al