Pas largimit nga emisioni “Procesi Sportiv”, fansat e saj janë kuriozë të dinë se kur të rikthehet në ekran. Bëhet fjalë për moderatoren Fjoralba Ponari, e cila më herët ka zbuluar se do të jetë pjesë e emisionit të së dielës në “Top Channel”.

Por fansat e saj nuk janë mjaftuar me kaq, ata duan të dinë edhe datën e saktë se kur nis emisioni që të shohin modertoren e tyre të preferuar sërish në ekran.

E Fjoralba ka vendosur që t’u tregojë ndjekësve të saj në “Instagram” se kur do ta shohin në ekran. Ajo ka zbuluar se më 27 janar do të ketë një rubrikë që u dedikohet fëmijëve.

“Fëmjë, showbiz nga ai i sikletshmi, lojëra mes personazheve, po edhe pak muzikë e do njeriu në fundjavë. Pak nga të gjitha me një fjalë”, është shprehur më herët moderatorja e njohur.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
