Pas ndarjeve e ribashkimeve, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Blero Muharremi dhe Afrona Dika tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Dyshja më herët ka treguar për fansat se dasma do të mbahet vitin që vjen, pa dhënë asnjë detaj më shumë. Por Blero nuk ka mundur dot që ta mbajë të fshehtë datën e saktë se kur do të bëjnë dasmën.
Gjatë emisionit “Seven Bizz”, Blero ka zbuluar se ceremonia e tyre e martesës do të mbahet më 21 shtator të vitit 2019. Ndërkohë mbetet të zbulojmë ende detaje të tjera rreth dasmës së çiftit.
© Panoramaplus.al

