2 Tetor, 2022

“Nuk është lakmitare”- Avokati i Ilary Blasi reagon pas lajmeve: Pretendimet për lidhje jashtëmartesore janë…


Ilary Blasi nuk ka kërkuar asnjëherë mbështetje financiare për vete nga bashkëshorti i saj Francesco Totti.Sipas avokatit të prezantueses, Alessandro Simeone lajmet që po qarkullojnë rreth saj janë të pavërteta.

Ai tha për gazetën “Repubblica”, se “thashethemet e përhapura nuk kanë asnjë bazë”.

“Zonja”, shpjegon ai, “nuk ka kërkuar as 37 mijë euro, as 20 mijë e as 10 mijë në muaj: ky lajm është sërish pjesë e një strategjie për ta bërë Ilary Blasi të duket një njeri që nuk është. Lajm i rremë për ta nxjerrë Ilarin keq.”

Avokati shpjegoi se prezantuesja “s’është një njeri i pangopur për para, nuk është lakmitare”. Gjithashtu theksoi se pretendimet se ajo ka pasur lidhje jashtëmartesore nuk janë të vërteta.

© Panoramaplus.al