Ylli televiziv Kim Kardashian dhe futbollisti i njohur Odell Beckham Jr kanë nisur një romancë dashurie, sipas një burim për People.

Nga ana tjetër disa burime të afërta me 30-vjeçarin shtojnë gjithashtu se ai dhe e ish e dashura e tij Lauren Wood i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Ndonëse romanca e tyre e dashurisë nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri, kjo nuk është hera e parë që Kardashian lidhet me një futbollist.
Në vitin 2007 ajo nisi një romancë me yllin e atëhershëm të “New Orleans Saints”, Reggie Bush, e cila zgjati vetëm 3 vite.

Beckham dhe ish-bashkëshortja e tij, Wood kanë një djalë së bashku, Zydnndërsa Kardashian, 42 vjeç, ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin, reperin e njohur Kanye West me të cilin u martua nga viti 2014 deri në 2021.


© Panoramaplus.al

