4 Shkurt, 2019

Nuk është Flori, Kejsi zbulon personin për të cilin i del zemra vendit (FOTO)


Këngëtarja e njohur Kejsi Tola ka zbuluar se njeriu që i bën të dalë zemra vendit është motra e saj.

Ajo ka bërë një postim emocionues në “Instastory” ku i ka uruar ditëlindjen të motrës, Kamila.

Në këtë postim, këngëtarja i ka treguar motrës së saj më të vogël se sa shumë e do.

“Nëse ka një arsye që zemra del vendit me gjithë forcën e saj je ti, nëse ka një arsye që buzëqeshja merr kuptim prap je ti, nëse do bëja çdo gjë pa arsyetuar do e bëja vetëm nëse është për ty. Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël”, shkruan Kejsi në “Instastory”.

Ndërkohë kujtojmë se së fundi K Tola u përfol për një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi, por që nuk u konfirmua nga asnjë nga palët.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al