Dy këngëtaret e famshme Dua Lipa dhe Bebe Rexha nuk ishin të vetmet shqiptare që shkëlqyen në tapetin e kuq të eventit muzikor “MTV EMA” në Bilbao të Spanjës.

I pranishëm ishte edhe këngëtari i njohur Ermal Meta, i cili për këtë event kishte zgjedhur një paraqitje shumë elegante. Ai u shfaq i veshur me një kostum të zi të “Dolce & Gabban”, shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Si fitues i “Best Italian Act 2017”, Ermali ishte ambasadori i “MTV Italia” në këtë spektakël muzikor, së bashku me Yuti Gordo.

Ndërkohë në këtë event, Dua doli triumfuese me çmimin “Best Pop”, ndërsa Bebe mahniti audiencën me performancën e këngës “I’m a mess”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
