24 Shtator, 2022

“Luiza Gega nuk është asgjë para teje”/ Dojna Mema dhe Vlashent Sata i hapin ‘sfidë’ sportistes, ja si reagoi ajo


Dojna Mema dhe Vlashent Sata tashmë janë kthyer një nga çiftet më të dashur për publikun.

Ata tashmë janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuanme emrin Nolan Sol. Moderatorja ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin.

Së fundmi Dojna dhe Vlashenti kanë publikuar një video ku shihen duke shëtitur së bashku me vogëlushin e tyre.

Vlashenti ka filmuar Dojnën duke shtyrë karrocën e të birit dhe në sfond dëgjohet duke thënë me shaka:

“Luiza Gega nuk është asgjë para teje”.

Videon gazmore e ka ripostuar  më pas moderatorja në profilin e saj ku krahas ka etiketuar sportisten  Luiza Gegën dhe shkroi:

“Luiza Gega të kemi sfiduar”.

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i sportistes e cila ripostoi videon dhe me shaka u shpreh se me moderatoren mund ta sfdojë tek për tek por  vetë i dytë nuk e merr mundimin

“Unë maksimumi tek për tek mund të të sfidoj. Vetë i dytë se marr mundimin”- shkroi Luiza duke i bashkangjitur emoji duke qeshur.

© Panoramaplus.al