Sarah Berisha dhe Dj PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtimi, kanë vendosur që të jenë shokë dhe jo të dashur. Ditën e djeshme, artisti tha se nuk e sheh blogeren si “femrën e tij”. Ndërsa Sarah nga ana tjetër tha se nuk ndjen ndonjë “shkëndijë” mes tyre.

Edhe pse Pajtimi i shprehu hapur pëlqimin publikisht që në natën e parë që u bë banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Sarah ka qenë shumë e stepur në marrëdhënien mes tyre. Kjo për shkak se ajo e di se si e sheh Pajtimi dhe nuk mund të sillet me të lirshëm, ngaqë nuk dëshiron të keqkuptohen veprimet e saj.
“Mendoj që është edhe kjo që tha Fifi, që ‘nuk ka shkëndijë’. Më pëlqen më shumë që të jemi si shokë, të bëjmë qejf, të përqafohemi. Atë kam diskutuar dhe me PM.
Unë më e lirshme jam me Dagzin, me Donaldin, sesa me PM, sepse e di që ka pas diçka dhe stepem për shumë gjëra. Kam frikë që nëse unë iki ta përqafoj apo të fle me të, pa të keq gjithmonë, sikur do keqkuptohet”,- tha blogerja.
Ndërsa PM, kur po diskutonte me Monikën, tha se nuk e sheh Sarën si femrën me të cilën dëshiron të kalojë jetën.
Pjesë nga biseda:
Pajtimi: Nuk e ndjej t’i them të dua dhe nuk e ndjej t’i them më pëlqen.
Monika: E kuptova në këtë rast, por mua më pëlqen shumë fjala ‘të dua’ me të gjithë njerëzit.
Pajtimi: Po flas drejt. Unë personalisht nuk e shoh Sarën si femrën teme. Më shumë kisha pas dëshirë me e pa si shoqe. Me qenë të dy shokë mrena. Ec muhabeti si shokë. Për këtë arsye, s’i kam vënë barriera, si kam vënë kushte.
Nga ana tjetër, Sarah tha kur po bisedonte me Beniadën dhe me Fifin se “nuk ka shkëndijë” mes tyre e për këtë arsye nuk mund të lindë një ndjenjë dashurie.
Pas kësaj bisede, Dj PM, i ka kërkuar Sarës leje që ta puthë në buzë. Ai tha se nëse edhe blogerja ka dëshirë, edhe ai është i gatshëm të shkëmbejnë puthjen e parë romantike në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Pjesë nga biseda:
Sarah: Tha se ‘nuk e shoh Sarën si femrën time’, ndërsa unë thashë ‘ mendoj se mes ne të dyve nuk ka shkëndijë’.
Pajtimi: Ama, nuk është se nuk kam dëshirë të të puth.
Sarah: A, ti dashke me më puth kot për qejf.
Pajtimi: Jo, jo.
Sarah: Po për çfarë?
Pajtimi: Unë thashë që ti vendos. Është në dorën tënde.
Sarah: Jo, jo, ti sapo the më parë që…
Pajtimi: Ti sapo the më herët dhe unë të afrohem, ti tenton të rrish.
Sarah: Po bie në kundërshtim me fjalët që the.
Semi: Pse je ti i varur nga dëshira e kësaj?
Pajtimi: Unë nuk kam skenar. Natën e mirë.
Edhe pse iku i revoltuar, Pajtimi u kthye dhe tentoi ta puthë Sarën. Edhe pse buzët e tyre nuk u prekën, djali nga Kosova i dhuroi një puthje blogeres përmes xhamit. Kur Sarah e pyeti Pajtimin nëse sjellja e saj po e mërzit, ai i tha “Jo”.



