
Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku.
Dyshja u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe pas përfundimit të spektaklit, ata e vazhduan ende romancën e tyre, ku duken se gjërat tashmë po shkojnë për bukuri.
Ditën e sotme, Berisha feston ditëlindjen, ku nuk ka munguar një dedikim i ëmbël nga partneri i saj.
Ndonëse u “justifikuar” duke thënë se nuk është romantik, Dj PM i ka shprehu fjalët më të bukura blogeres në këtë ditë të veçantë.
“Në Romë kam qenë, po romantik s’jam hiç. Nuk e di cfarë të shkruaj, veç “Urime ditëlindja zemra ime e mirë”. T’i uroj krejt t’mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”- shkruan Dj.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur disa ditë më parë si rrallëherë me ndjekësit në Instagram për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.
Një ndjekës e pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku. Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.



