Opinionisiti i njohur Arjan Konomi, ka folur për herë të parë në lidhje me debatin e fortë që pati me Neda Ballukun gjatë programit “Për’puthen”.

Teksa ishte i ftuar në emisonin “Më lër të flas”, opinionisti u pyet nëse do të donte që Neda të largohej nga programi i dashurisë.
Pa hezituar aspak, Arjani u shpreh se dëshiron që ajo të largohet, madje kushdo tjetër që të ishte në vendin e saj pasi sipas opinonistit i zë kohën e tij.
“Do doja që të ikte po, se kuptoj pse më zë kohën mua. Kushdo që të ishte”- u përgjigj ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë Neda ishte e ftuar në programin “Goca dhe Gra” ku foli gjithashtu për sherrin mes tyre.
Opinionistja u shpreh se debati mes tyre kaloi në personale dhe shtoi se Konomi është një njeri me eksperiencë dhe nuk është hera e parë që ka bërë debate të tilla në televizion.
“Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty. Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur”- u shpreh ajo.
Ndërsa përsa i përket moderatores së preferuar në program, Arjani u përgjigj:
“Unë e them Borën, sepse jo se kam diçka me Orin por kaluam dy sezone bashkë dhe kemi kaluar shumë bukur dhe uroj të jetë ashtu me Orin. Lum kush e ka atë Borën se do kalojë bukur”.


