Avril Lavigne , princesha e pop-punk-ut, është nderuar me një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’ . Në nder të 20-vjetorit të albumit të saj debutues “Let Go”, ceremonia ishte një moment tejet i rëndësishëm për Lavigne, e cila tha në një intervistë pëR për ‘Variety’ se kishte vizituar bulevardin e famshëm në udhëtimin e saj të parë në Los Anxhelos kur ishte 16- vjeç.

Artistja kujtoi takimin e parë të yjeve gjatë fjalimit të saj, duke zbuluar një foto të vetes së saj më të re ku pranë asaj duket aktori Tom Cruise.
“Pra, unë jam 16 vjeç dhe jam në udhëtimin tim të parë në Hollywood, dhe sigurisht, më është dashur të vizitoj ‘Walk of Fame’ në Hollywood sepse është vend ikonë,” tha Lavigne.
“Më kujtohet se i kam parë këta emra legjendar dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja që dhe emri im do të ishte këtu”, shtoi këngëtarja. “Kjo është çmenduri. Jam shumë mirënjohëse, kjo është ndoshta një nga ditët më të bukura të jetës sime.”
Pasi falënderoi disa nga personazhet e njohur në audiencë, duke përfshirë të fejuarin e saj Mod Sun, producentin dhe frontmenin e Goldfinger John Feldmann, bashkë-shkrimtarin Lauren Christy dhe bashkëpunëtorin Machine Gun Kelly , Lavigne e përfundoi fjalimin e saj duke u shprehur:
“Sot, më pëlqen të bëj muzikë më shumë se kurrë. Ndihem shumë e frymëzuar. Dhe shpresoj që një 16-vjeçar tjetër nga qyteti i tyre i vogël që vjen në Hollywood një ditë, plot shpresa dhe ëndrra, ta shohë këtë yll dhe të mendojë me vete: ‘Oh zot, edhe emri im mund të jetë atje një ditë… sepse mundet”, tha ajo. “Çfarë 20 vitesh të mahnitshme, dhe mezi pres 20 vitet e ardhshme!”

Feldmann dhe Kelly gjithashtu mbajtën fjalime për të nderuar Lavigne, me Feldmann – e cila prodhoi albumin e saj të fundit “Love Sux” së bashku me Travis Barker dhe Mod Sun – duke kujtuar se si Avril u përjashtua nga një shfaqje Goldfinger në moshën 15-vjeçare.
Kelly, me të cilin Lavigne kaloi verën në turneun e tyre të përbashkët në SHBA, ndau gjithashtu ndikimin që Lavigne ka pasur në karrierën dhe jetën e tij personale para se të takoheshin.
“Ti ke qenë me mua për një kohë shumë të gjatë gjatë,” tha Kelly. “Ti ishe me mua gjatë gjithë kohës kur më thyhej zemra, muzika jote ishte në listën e këngëve të preferuara. Ti je një frymëzim për një brez fëmijësh si unë, të cilët mbanin xhinse të gjera dhe bënin patinazh dhe nuk përshtateshin me versionin e MTV-së të asaj që dëshironin vajzat. Dhe kur bëtë ‘Sk8er Boi’, kjo ishte shpresa që ne mbajtëm.”- përfundoi ai.


