Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur me emrin Stresi, e ka treguar gjithmonë publikisht dashurinë e madhe që ai ka për prindërit e tij.

Së fundmi reperi ka publikuar në InstaStory një foto të prindërve të tij ku i dedikon fjalët më të ndjera. Artisti shprehet se nuk e imagjinon dot jetën pa nënën dhe babain e tij.
“Ju mendoni akoma për mua! Kur jeni po aq të rinj sa ju mbaj mend për herë të parë që ju pashë dhe kuptova fjalën ‘Nënë dhe Babë’. Veç se si të jetoj pa ju nuk mund ta imagjinoj kurrë. Ju dua pafund”.

Gjithashtu këngëtari sot i ka prekur të gjithë me dedikimin që i ka bërë një të afërmi që ka ndërruar jetë disa vite më parë. Ai ka publikuar një foto të varrit të të afërmit të tij, krahas së cilës shkruan: “Sa të jem gjallë e kam detyrim të të kujtoj çdo mëngjes, gjaku im”. Ndërsa nuk dihet lidhja që Stresi ka pasur me të ndjerin, reperi publikon shpesh statuse për ta kujtuar atë.

Teksa kishte postuar një foto te varri i tij, një vit pasi ai kishte ndërruar jetë, Stresi shkruantenë rrjetin social “Instagram”: “Sot 1 Vit Te Futa Me Duart E Mia Aty.Do Jetosh Gjithmonë Në Shpirtin Tim Brudaaaa My Blood Gojart Lushaj”.


