Pak ditë më parë, këngëtarja Rezarta Shkurta publikoi në “Instastory” disa video ku vogëlushja e saj, Hera u shprehte prindërve dëshirën për një motër.

Madje ajo kishte menduar edhe për emrin e veçantë që donte për motrën, Jume. Edhe pse nuk e konfirmoi lajmin e shtatzënisë, burime për “Iconstyle” kanë zbuluar se Rezarta tashmë është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë.

Një ditë më parë këngëtarja publikoi në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqej së bashku me bashkëshortin, Ermal Hoxha dhe me Herën e bukur.
Në video ata shfaqen duke dekoruar shtëpinë për festat e fundvitit, dhe ajo vihet re është barku i rrumbullakosur i Rezartës, e cila mban edhe dorën mbi të. Por deri tani këngëtarja ende nuk ka konfirmuar nëse është shtatzënë apo jo.



