9 Shtator, 2022

“Nuk e fitoi dot ‘BBVIP’ por…”/ Ardit Çuni konkurrenti i rradhës në “Dancing With The Stars”


Është zbuluar dhe konkurrenti i rradhës që do të jetë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars” që pritet të nis së shpejti.

Bëhet fjalë për këngëtarim Ardit Çuni, emri i të cilit është përmendur goxha gjatë qëndrimit në “BBVIP”.

Ai vërtet nuk e fitoi dot “BBV”, por këngëtari ka një as nën mëngë, kërcimin. A do t’ia dalë ai këtë herë në “Dancing With The Stars”?!shkruhej në faqen zyrtare të formatit në Instagram.

Kujtojmë se deri më tani konkurrentët e konfirmuar zyrtarisht janë anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani, moderatori Isli Islami, Megi Pojani dhe blogerja Sara Hoxha.

Ndër të tjera, tashmë është  konfirmuar që moderatorja do të prezantojë “Dancing With The Stars” që pritet të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel.

Sipas Kryefjala.com në ambientet e këtij televizioni po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.

© Panoramaplus.al