28 Mars, 2019

Nuk e dinte askush, babai i reperit të njohur është një person i rëndësishëm në Kosovë


Capital T është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar, këngët e të cilit priten gjithmonë mirë dhe dëgjohen nga të gjithë.

Reperi është gjithashtu edhe mjaft i komentuar në media, pavarësisht se është shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private.

Capital T rrallë publikon në rrjetet sociale fotografi me familjarët e tij, apo flet për historitë e dashurisë.

E si pasojë, vetëm tani mësohet që reperi i njohur është djali i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Pavarësisht se njihet me pseudonimin e artit Capital T, reperi nga Kosova quhet Trim Ademi.

Një postim së fundmi në një profil në rrjetin social “Facebook” tregon faktin interesant që, kreu i FKK-së është babai i Capital T.

© Panoramaplus.al