Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox, ka thyer heshtjen për herë të parë në lidhje me marrëdhënien e tij me të atin.

18-vjeçari ka dhënë një intervistë të rrallë në të cilën ai foli për familjen e tij, përfshirë yllin e filmit “Once upon a time in Hollywood”.
Në një video të marrë nga “In Touch Weekly”, një gazetar e pyet Maddox nëse Pitt ka në plan ta vizitojë atë në universitet. “Unë nuk di gjë se çfarë do të ndodhë”, ishte përgjigja e tij e shkurtër.

Maddox, i cili po studion biokimi në Universitetin Yonsei në Korenë e Jugut, gjithashtu iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me mundësinë e shkëputjes së raporteve me babanë e tij.
“Epo, çfarëdo që të ndodhë, të ndodhë”, tha 18-vjeçari. Ndërkohë kujtojmë se mosmarrëveshjet mes 55-vjeçarit dhe Maddox nisën pas një zënkë në vitin 2016, pas një incidenti në bordin e një avioni privat.

Në atë kohë u tha se Pitt dyshohet se ka goditur të birin, edhe pse aktori e mohoi dhunën e tha se vetëm i kishte bërtitur. Vetëm pak ditë pas kësaj ngjarje, Angelina Jolie, i kërkoi divorcin Brad.
© Panoramaplus.al
