Romanca e Julia Fox dhe Kanye West s’ka zgjatur shumë. Aktorja dhe reperi i dhanë fund lidhjes së tyre dhe për Fox nuk është aspak problem.

“Kanye dhe unë kemi marrëdhënie të mirë. E dua atë, por nuk e dashuroj. çfarë mendoni ju se jam 12 vjeç?!”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
32-vjeçarja gjithashtu iu adresua lajmeve se ajo e ka pritur keq ndarjen dhe se është fotografuar duke qarë nga paparacët.

“Sa për ta ditur, hera e fundit që qava ishte në vitin 2022 më 6 shkurt, në ditëlindjen e mikut tim të ndjerë”, duke iu referuar vetëvrasjes së menaxherit hollivudian, Chris Huvane.

Çifti i dhanë fund lidhës pas 6 javësh së bashku dhe West gjithashtu nuk dukej i shqetësuar nga ndarja, duke kthyer vëmendjen te Kardashian, e cila jo vetëm që nuk dëshiron të ketë të bëjë me dramën e tij, por gjithashtu duket se është vërtet e shqetësuar për sigurinë e të dashurit të saj Pete Davidson.

“Ti po krijon një situatë të rrezikshme dhe të frikshme. Dikush do të lëndojë Pete dhe i gjithë ky, do të jetë faji yt”, thuhet se i ka shkuar në mesazhe Kim Kardashian, reperit.
Davidson, 28 vjeç, nuk i është përgjigjur publikisht kërcënimeve të West.

Kim nisi romancë me komedianin vjeshtën e kaluar pasi paraqiti kërkesën për divorc nga fituesi i Grammy, me të cilën ka katër fëmijë: North, 8-vjeçe, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalmi, 2-vjeç.


