Ajo është padyshim një nga moderatoret më të komentuar në showbiz-in shqiptar. Është fjala për Luana Vjollcën, e cila së fundmi i ka hyrë edhe botës së muzikës.

Vitet e fundit, Luana i është përkushtuar muzikës njësoj si programeve televizive. Ajo ka punuar fort që të sjellë në treg këngë që të priten mirë nga publiku dhe të bëhen hite.

Por së fundmi, në një postim në profilin e saj në “Instagrm”, ajo ka zbuluar se nuk i ndahet shpirti nga muzika. Luana ka publikuar një video teksa dëgjohet duke kënduar njërën prej këngëve të vjetra shqiptare, “Moj e bukura more”.
“Për pikë të qejfit”, shkruan moderatorja seksi krahas videos ku duket se po e shijon në maksimum interpretimin e saj e shoqëruar nga muzika.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
