Moderatorja simpatike, Lei Kraja ka vendosur të mos jetë më pjesë e gazetarisë sportive.

Në emisionin “Ditë pas Dite” ajo shprehu se nuk do ta shohim më në ekran si moderator sportive. Megjithatë ajo shtoi se është duke u marrë me projekte të reja por që janë larg sportit.
“Jam duke u marrë me disa projekte, por janë larg sportit, pasi nuk dua më të përfshihem më me të. Kam vendosur të heq dorë”, u shpreh ajo gjatë emisionit.

Krahas karrierës si moderator sportive, ajo ka qenw pjesw e garës “Miss America 2017” si përfaqësuese e Kalifornisë. Ajo nuk është rasti i vajzave, që janë futur rastësisht në modeling, pasi kur ishte 18 vjeçe, realizoi disa sete fotografike dhe u bë pjesë e konkurseve të bukurisë. Lei Kraja ka treguar gjithashtu se kur jetonte në SHBA bënte më shumë se një punë.
“Kam qenë në Neë York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore atje. Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë. Kthehesha natën vonë, nuk merrja as taksi, kot, as uber apo tren se e kisha shumë afër me shtëpinë.”, u shpreh ajo ne nje interviste disa kohe me pare.

Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, ku merr pëlqime e komente të shumta, por edhe me historitë që tregon nga jeta e saj






