25 Maj, 2023

Nuk do të mungojnë të qeshurat dhe lotët/ Zbulohen detaje të reja nga filmi i shumëpritur ku do të luajnë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari


Prej disa ditësh tashmë në rrjet ka qarkulluar lajmi se ish-banorët e edicionit të dytë të Big Brother VIP do të marrin pjesë në një film.

 Filmi thuhet se do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

Por ajo çka i ka bërë të gjithë shumë kuriozë janë roli burrë dhe grua që do të kenë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari të cilët thuhet se do të jenë dhe kryesorët e filmit.

Madje moderatori  i njohur Bledi Salaj zbuloi se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.

“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz Kiara, por mund të jetë Luiz Olta”– u shpreh ai.

“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”– shtoi Bledi.

E së fundmi disa detaje të reja janë zbuluar, ku sipas Reporteri.net filmi ku do të luajnë ish-banorët do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”.

Filmi në fjalë pritet të finaliozhet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lansohet për publikun.

“Në kuadër të dashurisë”, shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre.

 

© Panoramaplus.al