21 Qershor, 2023

Nuk do të jetë më opinonist i Big Brother VIP, Luiz Ejlli zëvëndëson Arbër Hajdarin


Pas përfunditmi te edicionit të dytë të Big Brother VIP, Arbër Hajdari zbuloi se nuk di të jetë më në rolin e opionistit në spektaklin e madh pasi sipas tij ai tashmë e kishte përfunduar misionin.

Por duket se produksioni i BBVIP, ia ka gjetur zëvendësuesin për edicionin e tretë të spektaklit. Bëhet fjalë për fituesin e dytë të këtij formati, Luiz Ejlli.

Burimet për IconStyle tregojnë se këngëtari e ka pranuar ofertën për të qenë opinionist i shtëpisë së famshme.

Kujtojmë që Luiz Ejlli u kthye në një ndër emrat më të përfolur të këtij edicioni, ku arriti të rrëmbente zemrat e të gjithë publikut me karakterin dhe lojën e tij. E tashmë që spektakli ka mbaruar, suksesi i tij vazhdon ende ku po realizon koncerte të një pas njëshme nëpër botë.

© Panoramaplus.al