11 Shtator, 2021

Nuk do të jenë më pjesë e “Portokallisë”? Fjoralba Ponari sqaron si qëndron e vërteta e largimit të saj dhe Salsano Rrapit nga spektakli i humorit


Prej disa javësh në rrjet qarkulloi lajmi se Fjoralba Ponari nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”, ashtu si edhe Salsano Rrapi. Për moderatoren u aludua se do të zëvendësohej nga Luana Vjollca.

fjoralba ponari, salsano rrapi (2)

Shkak u bënë disa foto të Vjollcës të postuara në Instagram, ku shfaqej e veshur me një kanotiere ngjyrë portokalli. Fjoralba reagoi në Instagram, duke thënë se nuk është larguar nga spektakli i humorit, por disa ndjekës vazhdonin të kishin dyshime.

luana vjollca (2)

Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, Fjoralba tha:

Në momentin që filloi të qarkullonte lajmi, unë sapo isha në bashkëbisedim e sipër me asistent regjisorin e ‘Portokallisë’ dhe po më thoshte se të nesërmen kemi në orën 11:00 mbledhje për të diskutuar mbi sezonin e ri dhe në moment vërshojnë lajmet. Filluam të qeshnim së bashku me Salsanon, sepse ne e dimë shumë mirë se  cili është stafi, cilat janë angazhimet e gjithësecilit”.

fjoralba ponari, salsano rrapi (7)

Ndërkohë, për shkak se Salsano nuk ishte i pranishëm në studio, ai u telefonua nga Fjoralba live dhe kur u pyet nëse do të jetë pjesë e “Portokallisë” edhe këtë sezon, ai tha:

Ku di unë tashi. Më tha nji që do vijë Luana. Më thanë Fjori do prezantojë ‘Big Brother’ (qesh). Mesa di unë, unë jam i sigurt (që do të jetë pjesë e spektaklit), nuk e di për Fjorin”.

fjoralba ponari, salsano rrapi (6)

fjoralba ponari, salsano rrapi (3) fjoralba ponari, salsano rrapi (1) fjoralba ponari (4) fjoralba ponari (2) fjoralba ponari (1) fjoralba ponari (2)

© Panoramaplus.al