Demi Lovato ka kaluar shumë sfida gjatë viteve të fundit, që nga thyerja e zemrës e deri tek problemet me shëndetin. Pavarësisht të gjithave, Demi qëndroi e fortë dhe e rregulloi jetën duke mos hequr kurrë dorë.
Këngëtarja ka patur shumë ulje e ngritje gjatë marrëdhënieve të saj. Që të dyja lidhjet e fundit me Wilmer Valderrama dhe Joe Jonas përfunduan keq për të. Për më tepër, ajo vuante nga abuzimi me substanca narkotike.
Në fillim të këtij viti, Demi ndau një histori rreth një bisede që kishte bërë me prindërit për seksualitetit dhe për mundësinë që shpirti i saj binjak mund të ishte një grua. Gjatë kësaj periudhe ajo ende po mundohej të ndërtonte të ardhmen.
“Nuk e di se si është e ardhmja ime. Nuk e di nëse do të kem fëmijë këtë vit apo pas 10 vitesh. Nuk e di nëse do të jem me apo pa një partner”, – është shprehur ajo.
Pavarësisht të gjithave, Demi më në fund ka njohur shpirtin e saj binjak. Ajo i shokoi të gjithë kur njoftoi se ishte fejuar me aktorin Max Ehrich.
Duket sikur Max e ka ditur që do të ishte me Demi-n një ditë, pasi në 2011 ai shkruajti në twitter: “ Gjithccka që doja për Krishtlindje ishte Demi Lovato”. Dhe pas 9 vitesh, ata të dy u fejuan!
Përpos efekteve negative, për Demi-n, karantina ka qenë nisma e lumturisë së saj, pasi raportohet se dyshja filloi të takohej në mars të këtij viti dhe vetëm pas disa javësh ata vendosën të karantinohen së bashku.
© Panoramaplus.al




