12 Qershor, 2023

Nuk bëri kurrë fëmijë, aktorja e njohur zbulon për herë të parë arsyen e këtij vendimi


Aktorja e njohur, Jennifer Coolidge, ka pranuar se ‘papjekuria’ e saj e ka penguar të krijojë familje.

61 vjeçarja, e cila aktualisht po shijon rikthimin në aktrim falë rolit të saj në filmin “ The White Lotus”, foli së fundmi për zgjedhjen e saj për të mos u bërë nënë gjatë një interviste ne “British GQ” .

Duke reflektuar për zgjedhjen e saj për të mos pasur fëmijë, Jennifer tregoi se si miqtë e saj e kishin inkurajuar të birësonte një, por ajo beson se do të ishte më mirë nëse do të ishte një njerkë.

Ylli rrëfeu se nëse do të kishte mirëpritur fëmijët në jetën e saj do të thotë se do të duhej të ishte ‘rritur’.

“Unë jam shumë, shumë e papjekur, mendoj se kjo më ka penguar të kem fëmijë, sepse jam një lloj fëmije. Ndoshta po të kisha fëmijë, do të më duhej të isha rritur.”-u shpreh aktorja.

© Panoramaplus.al