16 Qershor, 2022

Nuk bëri asnjë urim për Ron Zaitin por Semi Jaupaj nuk harron dedikimin për “njeriun e saj të preferuar”: Të dua sa qielli (FOTO)


Këngëtarja Semi Jaupaj mori vëmendje të madhe pas eksperiencës së saj në Big Brother Vip dhe ngjarjeve që e pasuan. Kohëve të fundit duket se ajo ka vendosur t’i përkushtohet profesionit të saj dhe projekteve muzikore.

Kjo vihet re nga postimet në Insagram, ku këngëtarja është mjaftë aktive. Gjatë ditës së sotme ajo ka bërë një për babain e saj, i cili feston ditën e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen njeriu im i preferuar. Të dua sa qielli, sa toka Ba’. Gjithmonë e vogla jote.”- shkruan Semi krahas një fotoje të vjetër nga fëmijëria e saj.

Semi ka folur shpesh edhe gjatë qëndrimit të saj në BBV për të atin. Madje në njërën nga puntatat ajo u surprizua nga ai dhe përcolli emocione të shumta mes lotëve dhe gëzimit duke u shprehur e lumtur për takimin me babanë e saj, të cilin tha që kishte tri vite pa e takuar.

Kujtojmë këtu që pak ditë më parë festoi ditëlindjen edhe këngëtari Ron Zaiti, me të cilin Semi Jaupaj u përfol për një romancë.

Por ajo çfarë ra më shumë në sy ishte mungesa e një urimi (të paktën publik) nga këngëtarja Semi Jaupaj. Ajo nuk shpërndau asnjë postim në Instastory për t’i uruar ditëlindjen këngëtarit kosovar, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në këngën e saj të fundit “All your lovin.” (KLIKO)

Që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

 

© Panoramaplus.al