Ai është kampioni i Ballkanit në sportin e xhudos. I ftuar në ‘Ditë e re’, Indrit Cullhaj ka folur për teorinë përpara çdo ndeshjeje nuk duhet të kryhen marrëdhënie seksuale.

Ai tha gjithashtu se nuk jo vetëm për 24 orë, por ai nuk kryen marrëdhënie as për 10 apo 15 ditë, për të qenë sa më në formë përpara ndeshjes.
Kelvi Kadilli: Është teoria konspirative që thotë se sportistët e suksesshëm nuk duhet të bëjnë seks 24 orë para ndeshjes. E aplikon këtë gjë?
Indrit Çullhaj: Po e aplikoj. Por jo 24 orë, kush e tha? Janë 10 ditë, 15 ditë.
Kelvi Kadilli: Nuk duhet të bësh seks 10 ditë që jesh mirë?
Indrit Çullhaj: Mos mi bini telefonit për 10 ditë (qesh). Është normale. Për sportin e xhudos që është agresiv gjithë kohës, edhe truri, mendja, lëvizjet janë gjithë kohës agresive. Kur rri një femër zbutesh dhe kur shkon atje do fillosh nga e para që të bëhesh më i fortë, je edhe më i fokusuar, të gjitha ndikojnë nga pak.
© Panoramaplus.al

