9 Qershor, 2022

Nudo para pasqyrës, Maluma publikon foton me vajzën misterioze duke e prekur në vendin intim


Këngëtari kolumbian Maluma është padyshim një ndër artistët më të pëlqyer në botë për stilin, paraqitjen dhe talentin në muzikë. Mirëpo me postimet e tij të fundit në rrjetet sociale ai i ka ‘shokuar’ të gjitha vajzat duke i lënë pak vend imagjinatës me pozat e tij.

Ylli ka postuar një foto ku shfaqet tërësisht i zhveshur. Duke pozuar para një pasqyre të madhe në tualet, këngëtari ka mbuluar pjesët intime me një emoji me zemër të thyer dhe pas tij duken duart e një vajze e cila i ka vendosur ato poshtë tij.

“Sot, 12AM”- ka shkruar këngëtari krahas fotos duke paralajmëruar se do të lancojë projektin e tij më të ri muzikor. Krahas fotos, ndjekësit kanë shpërthyer në komente të shumta.

Rikutojmë se Maluma publikoi rreth dy ditë më parë një video në Instagram ku shihet i shtrirë në krevatin e një dhome, ndërsa xhirimet i bën një modele e veshur me të brendshme. Vajza ecën nëpër dhomë duke filmuar fillimisht Malumën në gjumë, më pas e pozicionin telefonin sipër një komodine dhe heq këmishën që i mbulonte dhe aq pak trup për t’u shtrirë krah këngëtarit.

Fundi i videos zbehet (bëhet blur) dhe publikohet një datë “10 qershor”. “Po e publikoj këtu para se ta shihni diku tjetër,” – shkroi këngëtari krahas videos.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Maluma është në një lidhje me Susana Gómez.

Për të dashurën e Malumës ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Ndërsa Maluma gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit. Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.

Tani që lidhja e tyre është konsoliduar goxha, mund të jetë thjesht çështje kohe që profilet e tyre në Instagram të mbushen me momentet e bukura që fansat e tyre i kanë pritur prej kohësh.

© Panoramaplus.al