Pak ditë pasi Robert Berisha njoftoi për ndarjen me Nora Istrefin, kjo e fundit u largua nga Prishtina së bashku me të bijën, Renee.

Nga postimet e këngëtares në profilin e saj në “Instagram”, kuptohet se dy bukuroshet po shijojnë disa ditë pushime në një vend të bukur.
E teksa thuhej se Roberti mund të ishte me to me pushime, Nora ka vendosur që t’u mbyllë gojën të gjithëve rreth këtyre spekulimeve. Këngëtarja ka bërë një postim me shumë fotografi, ku në fund është nëna e saj, Suzana.




