2 Shtator, 2021

Nora Istrefi reagon për herë të parë, sqaron një herë e mirë se ç’raport ka me Robert Berishën


Nora Istrefi ka reaguar për herë të parë dje për marrëdhënien që ka me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berishën. Këngëtarja i sqaroi të gjithë ndjekësit me anë të një shkrimi të gjatë në Instastory.

Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj kauzën që pas çdo ndarjeje, kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet)…

Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renees përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshu asgjë përveç një miqësie korrekte…

Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja më shumë të ishte vetëdijësues”, shkroi artistja në postimin e bërë në llogarinë e saj në Instagram.

nora istrefi (2)

Reagimi i Norës vjen pak ditë pas një deklarate që Roberti bëri gjatë një interviste në lidhje me raportin që ka me të.

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”,- u shpreh Robert Berisha, duke ngritur dyshimet se mes tyre ka ende shanse që të rikthehen bashkë.

nora istrefi robert berisha (6)

Sipas “Panorama Plus”, Nora ka qenë arsyeja pse Roberti nuk është deklaruar publikisht për asnjë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.

Gjatë gjithë kohës që kanë qenë të divorcuar, dyshja ka mbështetur njëri-tjetrin në projektet e reja që kanë sjellë për publikun, si dhe kanë ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të Renee, vajzës së tyre.

nora istrefi robert berisha (5) nora istrefi robert berisha (4) nora istrefi robert berisha (3) nora istrefi robert berisha (2) nora istrefi robert berisha (1) nora istrefi robert berisha (7) nora istrefi robert berisha (5) nora istrefi robert berisha (3) nora istrefi (8)

© Panoramaplus.al