Ndërsa në mediat rozë shkruhet që prej javës së kaluar më së shumti për ndarjen e Robert Berishës dhe Nora Istrefit, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë reagim për lajmin.

Madje dhe vetë Roberti, pasi e lajmëroi divorcin mes tyre duke dhënë arsyen se mes tyre nuk ka më dashuri e se kishin mbetur miq, e fshiu statusin në “Instagram”.

Mesa duket Nora po vazhdon me axhendën e saj dhe sot ka postuar në “Instastory” një foto nga zona VIP e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ajo duket të niset drejt një destinacioni të panjohur.

Nuk dihet nëse Nora po shkon në ndonjë koncert të planifikuar apo thjesht për pushime.
© Panoramaplus.al

