Dy këngëtaret e njohura, Nora dhe Era Istrefi, kanë publikuar ditën e sotme posterin e klipit më të ri që do ta publikojnë shumë shpejt.

Motrat shfaqen shumë seksi, e si pasojë fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku ato janë komplimentuar për paraqitjen e tyre.

Nora dhe Era shfaqen shumë joshëse e tërheqëse, teksa kanë veshur njëra një body të zi e tjetra të bardhë. Ndërkohë të dyja vajzat i kanë bërë flokët gërshet dhe në fund i kanë kapur bashkë.

“‘Nuk e di’ 19 Prill!!!!! A jeni gati?????”, shkruajnë bashkëngjitur me foton dy këngëtaret.


