Reperi i njohur Noizy ishte pjesë e një feste ditëlindje, ku ishte e pranishme edhe Bora Zemani. Prezantuesja ishte e ftuar nga mikja e saj, por rastisi që edhe vete ajo kishte po atë ditë 30 vjetorin e lindjes.

Një video e dyshes ku i buzëqeshin njëri-tjetrit u bë virale dhe u aludua për një romancë mes tyre. Teksa Bora Zemani qëndroi e heshtur duke vendosur të mos u përgjigjet thashethemeve, Noizy vendosi të japë një shpjegim mbi marrëdhënien e tyre.

Gjatë një interviste në RTV Ora, reperi premtoi se mes tyre s’ka asgjë, duke theksuar se Bora Zemani është thjesht një shoqe e tij.
Ai tregoi se ishte motra e tij që i kërkoi të performonte, pasi festa e ditëlindjes ishte e një shoqe të saj dhe sipas reperit me prezantuesen u takuan atje.

“Jo, premtoj që s’kam asgjë. Është thjesht një shoqe, nuk e dija që ishte edhe e datëlindja e Borës atë ditë. Ishte e një shoqe të saj, e cila kishte kontaktuar motrën time. Motra më tha ‘të lutem bëje për mua, se e kam shoqe”. Kur shkova atje, në të njëjtën natë e kishte edhe Bora”, tha Noizy.

Ai foli gjatë intervistës për ish-armikun e tij në muzikë, reperin Stresi. Tani që janë miq dhe mbështesin njëri-tjetrin, Noizy e këshilloi “që të mos bëhet kurban për politikanët”.
“Stresi merr shumë pjesë në politikë, ndërkohë që politika e le në baltë, sepse politikanët dinë vetëm të flasin të bëjnë bla-bla-bla. Nuk ka pse bie pre i politikës. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën populli i thjeshtë, e sidomos artistët duhet të jenë pak më të veçuar nga politika. Nuk ke nevojë të bëhesh kurban për politikanët se ja ku përfundon. Do i kisha sugjeruar se si artist duhet të shijosh atë që të ka dhënë Zoti, merru me gjëra të rëndësishme, sepse me atë njihesh, këtë ja them si vëlla dhe ja them çdo personi”, tha Noizy.

I pyetur çfarë do të bënte nëse do jetonte në të njëjtën shtëpi me Beatrix Ramosaj, ai u përgjigj: “Do mundohesha t’i bëja dhe unë një performancë private, siç ka bërë ajo për mua.”

Reperi nuk shpjegoi se ç’nënkuptonte me këtë deklaratë për këngëtaren, por kujtojmë që Beatrix Ramosaj është mike me shoqen e tij të ngushtë, Oriola Marashin.
Këngëtarja ndodhet në shtëpinë e Big Brother Vip ku po përjeton një histori dashurie me aktorin, Donald Veshaj.
/Panoramaplus.al


