
Kleviol Ahmeti i njohur thjesht si Cllevio është sot nga më të klikuarit në rrjetet sociale. Ai njihej edhe më parë nga këngët dhe videot e tij në Tik Tok dhe Instagram por sherri me Noizyn e bëri atë të njohur edhe për njerëz të tjerë. Pasi qëndroi një muaj e gjysmë në burg, Cllevio u la i lirë ditën e djeshme, por sërishe njëjta histori: I kërkoi Noizyt përballje teksa e ofendoi. (KLIKO)
Ndërkohë, një kundërpërgjigje e fortë ka ardhur nga Noizy mbrëmë në mesnatë përmes disa postimeve në rrjetet sociale që i fshiu pas disa minutash. Repri riktheu në vëmendje një çështje, e cila kishte mbetur në arkivat e mediave. Bëhet fjalë për një rast të vitit 2014, që e ndërlidh Cllevion në akuzat për pedofili, më saktësisht dhunimin e një vajze 13-vjeçare në atë kohë. Ai nuk ka hezituar që ta quajë “pedofil” dhe i ka kërkuar me të mirë që të mos merret me të apo familjen e tij. noizy ka shkruar se ka tre vite që e shan kot pa i bërë asgjë vetëm se do vëmendje dhe famë. ai më tej e quan atë ‘gango TikTok-u’.
“Po të drejtohem me emrin PEDOFIL,
Se kështu je ti, një i fortë, një gango i vërtet, që paske përdhunuar një vajzë të vogël 13 vjeç, Paska përdhunuar dhe një 13 vjeçare të shkretë në Lushnje. Nuk e di se kush janë prindërit e asaj të shkretës por unë të kisha vrarë në vend o gango. A e di për çfarë më vjen keq? Jo për ty se ti e ke zgjedhur rrugën tate, por për gjithë ata që të vijnë nga mbrapa ty dhe që del nëpër live e të mbështesin ty a thua se je tu bo ndonjë heroizëm. Ti je kokrra idiotit dhe për këtë mban vendin e parë, intrigant i lig, por unë nuk bie në nivelin tënd. Edhe pse ti ke shumë qejf, unë nuk të bëj shok, nuk dua të më kërkosh falje për asgjë. Nuk kam shokë përdhunuesa. Unë po të kërkoj një gjë nga ti Pedofil, dhe po ta them publikisht këtë herë, më li rehat mos më përmend as për mirë e as për keq, as mua as familjen time e as shokët e mi, mos e merr për presion merre si këshillë.”– shkruante Noizy. (KLIKO)
Historia e përdhunimit
Sipas lajmeve në mediat online, kur ngjarja e rënde thuhet se ka ndodhur, Cllevio ka qenë 22-vjeç. Ai u prangos pas denoncimit të 13-vjeçares, e cila është paraqitur në polici së bashku me prindërit. Vajza ka treguar se i riu e ka marrë duke e mashtruar dhe e ka çuar në një nga motelet e qytetit te Lushnjes, ku ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike, psikologjike e seksuale. Pas denoncimit, minorenia e shoqëruar nga prindërit ka kryer një vizitë gjinekologjike në spitalin e qytetit.
Akti i ekspertimit i firmosur nga mjeku ligjor konfirmon se mbi 13-vjeëaren është ushtruar dhunë fizike dhe seksuale. Pas marrjes së kësaj prove, policia e Lushnjes u vendos në kërkim të Kleviol Ahmetajt. I riu u prangos në një nga lokalet e qytetit. Ai u shoqërua në ambientet e policisë dhe është marrë në pyetje.
Historia e aeroplanit me drogë
Në vitin 2014, aeroplani i llojit Piper u rrëzua në Divjakë teksa drejtohej nga piloti italian, Giorgio Riformato. Hetimet e zhvilluara zbuluan se pas këtij rrëzimi fshihej një grup kriminal i trafikut të drogës dhe asokohe në pranga ranë disa shtetas shqiptarë si bashkëpunëtorë të pilotit italian, në mesin e të cilëve edhe Cllevio dhe u dënuan në total me 47 vite burg – reperi u dënua me 10 vjet burg.
Ata ishin të bashkëpandehurit e pilotit italian, por u gjykuan në një proces të veçuar. Të gjithë këtyre personave iu ul dënimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar që kishin përfituar. Kështu, Ahmeti e kreu dënimin me burg prej gjashtë vitesh dhe doli në vitin 2020 për të vazhduar me projektet muzikore.
Ai ishte arrestuar sërish në mars të vitit 2021 nga policia në Lushnje, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit “u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe tre armë të ftohta (thika)”. Pas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh, Cllevio u lirua nga burgu në prill të vitit 2022.
© Panoramaplus.al
