21 Qershor, 2019

Noizy dhe Era Istrefi po bashkëpunojnë për një këngë? Ja video që u nxjerr sekretin


Dy prej këngëtarëve të njohur në vendin tonë duket se po përgatisin një bashkëpunim së bashku, e që me siguri do të jetë një hit.

Është fjala për këngëtaren Era Istrefi dhe reperin, Noizy. Edhe pse dyshja është munduar që ta mbajë të fshehtë këtë duet, duket se nuk ia kanë dalë dot.

 

View this post on Instagram

 

@noizy ft @eraistrefi Video+Photo #ComingSonn

A post shared by N O I Z Y ?OTR? (@no1zy._) on


Në “Instagram”, një fanpage e reperit ka publikuar një ditë më parë një video ku shfaqen të dy këngëtarët në studion e regjistrimit të Noizy-t. Krahas videos shkruhet: “Noizy ft Era Istrefi. Video+Foto së shpejti”.

Ndërkohë reperi dhe Era ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë, e fansave të tyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të presin derisa të publikohet bashkëpunimi i tyre.

© Panoramaplus.al