Rona Nishliu në ditën e saj të lindjes vendosi të ndajë me ndjekësit dhuratën më të bukur të jetës së saj.

Këngëtarja shqiptare postoi një foto në breg të detit teksa po perëndonte dielli. Në krahë ajo mbante bekimin e saj të parë, Noan ndërsa tjetra/i rritet brenda saj.
Nora Nishliu është në pritje të fëmijës së saj të dytë, që po e pret me padurim.

Ajo ende nuk ka zbuluar gjininë e bebit dhe nuk dihet se sa muajshe është.
Megjithatë në foton e postuar duket qartësisht barku i saj i madh i rrumbullakosur.
Këngëtarja u shpreh se “nuk ka bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat!”

“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë ❤️”- shkroi Rona Nishliu.
/Panoramaplus.al


